Ky klub e do me çdo kusht Berishën

Portieri i Lazios, Etrit Berisha është objektiv i madh i Evertonit. Mediat angleze kanë bërë me dije se portieri shqiptar është në fokusin e këtyre dy klubeve, të cilat po duelojnë në distancë për kartonin e gardianit të Lazios.

Me afrimin e Bielsas, Berisha do të rivlerësojë edhe një herë situatën që krijohet në klub, mirëpo duke qenë se trajneri i ri ka ardhur me disa alternativa për portin e gardianit, Berisha nuk do të pranojë që edhe një vit të qëndrojë si zëvendësues.

Meqenëse është në prag divorci me bardhekaltrit, trajneri Ronald Koeman ka shprehur dëshirën për të pasur në ekip shqiptarin.

Pas largimit të Marten Stekelenburg, Koeman kërkon të ketë në portë gardianin që zhvilloi tri takime në Europian me kuqezinjtë.

Mediat angleze raportojnë se holandezi ka urdhëruar zhvillime në merkato për të ardhmen e Berishës, pasi e ka piketuar si mbrojtësin ekstrem të Evertonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button