Hollande: Ballkani është pjesë e projektit të Evropës për paqe

Presidenti francez François Hollande, duke theksuar se vendimi për daljen nga Bashkimi Evropian i Britanisë nuk do të ndikojë në politikat në lidhje me Ballkanin tha se largimi i Britanisë nuk do të ndryshojë angazhimet e BE-së për  Ballkanin, raporton Anadolu Agency (AA).

Hollande ka theksuar gjithashtu se Ballkani është pjesë e projektit të Evropës për paqe

Në samitin e mbajtur në rezidencën Elysee morën pjesë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri i Maqedonisë Emil Dimitriev, Kancelari austriak Christian Kern, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, Kryeministri kroat Tihomir Oreskoviç, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, Kryeministri i Malit të Zi Milan Gjukanoviç dhe Kryeministri slloven Miro Cerar.

Në takim gjithashtu morën pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë për Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në BE Federica Mogherini, komisioneri përgjegjës për Negociatat e Zgjerimit dhe të Politikave të Fqinjësisë të BE-së Johannes Hahn me ministrin e Jashtëm italian Paolo Gentiloni.

Në Samit u nënshkrua me një ceremoni teksti i marrëveshjes së arritur për formimin e një zyre rinore të përbashkët mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ku dhe pas ceremonisë është kryer edhe një fotografi familjare.

Në konferencën për shtyp pas Samitit Hollande ka theksuar se është në takim për të diskutuar për sigurinë në Ballkan, bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, problematikën e refugjatëve dhe arsimimin e të rinjve. Hollande ndër të tjera ka deklaruar se është arritur marrëveshje në çështjen e financimit të projekteve me vlerë 450 milionë euro në fushat e energjisë dhe të transportit.

Presidenti Hollande gjithashtu ka theksuar se vendimi për daljen nga BE-ja e Britanisë pas referendumit të kryer nuk duhet të ndikojë në politikat për vendet e Ballkanit.

Ai duke tërhequr vëmendjen se do të zbatohen angazhimet e premtuara nga BE-ja për Ballkanin u shpreh se “Vendimi i largimit të Britanisë nuk do të shkaktojë asnjë ndryshim në angazhimet që BE-ja i ka premtuar Ballkanit.”

Ndër të tjera duke pohuar se vendet e Ballkanit do të përmbushin përgjegjësitë e nevojshme të BE-së Hollande tha se “Europa është paqe. Edhe Ballkani është pjesë e projektit të Evropës për paqe”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button