Dorëhiqet promotori i Brexit-it, Nigel Farage

Promotori i Brexit-it njëherësh lider i Partisë për Pavarësi të Mbretërisë së Bashkuar (UKIP), Nigel Farage, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, raporton Anadolu Agency (AA).

“Qëllimi im në politikë ka qenë të nxjerrë Britaninë nga BE-ja. Në referendumin të mbajtur dy javë më parë, populli vendosi për një gjë të tillë. Bëra atë që kam mundur dhe mendoj se nuk mundem më shumë. Mendoj se më duhet të braktis kreun e UKIP-it”, deklaroi Farage, gjatë një konference për mediat të mbajtur në Londër.

Në zgjedhjet të mbajtura vitin e kaluar, Farage i cili nuk fitoi mandat deputeti, lëshoi pozitën e kryetarit të partisë për tu rikthyer sërish më vonë. I pyetur nga gazetarët nëse do të ndryshojë mendje përsëri, Farage deklaroi: “Jo dhe këtë herë mund të premtoj një gjë të tillë.”

Pas rezultatit të referendumit të mbajtur më 23 qershor, në të cilin qytetarët britanik votuan për dalje nga BE-ja, dorëheqje dha edhe kryeministri David Cameron.

Dorëheqja e tij do të hyjë në fuqi në tetor, ku Cameron tha se është më mirë që procedura për dalje nga BE-ja të niset nga një qeveri e re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button