“Maqedonia shembulli i demokracisë?!”

Ndodh që të mpihet truri ndonjëherë përball rasteve të pa logjikshme. Të terrohen sytë, goja lut shpirtin të flet ,sepse para rastit ngelet e shtangur!

Të kuptosh se jeta e njeriut nuk ka asnjë lloj vlere për palën përball ,është e dhimbshme dhe po aq e frikshme!

Paramendo ,nuk ke asnjë të drejtë në territorin ku plotëson numrin e popullsisë dhe kryen të gjitha obligimet!!

Jemi sunduar nga shtete të ndryshme. Kanë vrarë ,kanë bërë çka kanë dashur ( absolutisht),por së bashku jemi munduar të mbështesim njëri tjetrin edhe pse jemi në territore dhe shtete të ndryshme, kemi një emër të përbashkët shqiptar. Kjo gjë sado pak na ka dhënë shpresë!

Por sot çka do themi?! Rasti Almirit (djali nga Kumanova, që u vra para se të mësoj kuptimin e fjalës vdekje!!) ku i ka mbrojtësit, a nuk vlente drejtësia për të?! A nuk ishte edhe ai pjesë e këtij shteti, shqiptar, veç tjerash a nuk ishte  njeri, një qenie e pafajshme ,të cilës ia mbulon trupin trualli.!!??Ku jemi ne dhe fjala jonë përball këtij rasti?!! Çka kuptoni ju nga kjo tragjedi!?.Në fakt ,rasti është i kuptueshëm, por unë nuk jam duke e kuptuar veten time, rrethin, vendin ku jetojmë, këtë shtet pa origjinë!!!!? Aq haptazi po ndodhin rastet, aq qartë duken faktet ,sa nuk ka ku te shkoj më tej drejtësia!. Në fakt ,nuk i duhet as të kërkoj kryerësin e veprës penale, as dëshmitar, as prova, absolutisht asgjë, sepse të gjitha në shesh janë!!!

Kupton dikush gjë ?! Çka po ndodh ,o pjesëtar të qenies time!??

Rasti “Sopotit”, rasti “Monstra”, rasti “Brodecit”,rasti “Kumanovës” ,rasti “Almirit”,nuk do kaloj shumë kohë këto raste do prekin venat tona, do djegin shpirtin ashpër dhe ngadalë, kurse ne prapë do shikojmë TV ,do lexojmë artikuj gazetash ku flasin për :shtypje, trysni, vrasje, më pas do ndërrojmë faqen e gazetës do lexojmë në fund “Maqedonia shembull i shtetit demokratik në Ballkan!!!! ” Më pas do lexojmë deklarata e kryeministrit, presidentit, të kryetareve tan (të gjithë këta me një emër gjakpirës),do ju shohim fotografit e tyre duke ju rrjedhur ” jargët” nga goja, duke folur për meritat e tyre dhe “punët” (që nuk i filluan dhe s’do i mbarojnë kurrë) dhe në fund do e mbyllim gazetën sikur nuk lexuam gjë.!!

Dhe ne do ta vazhdojmë jetën sikur nuk ka ndodhur gjë ,ndërkohë që rastet do vazhdojnë gjeneratat pas gjenerate..!!

Do ju lutesha për bashkim forcash, dijesh dhe fuqie njerëzoreje lutem zgjohuni sa nuk na e kanë marr të drejtën e jetës.!

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button