Kurc: Maqedonia në Paris duhet të marrë mirënjohje për kufirin dhe perspektivën për BE­-në

Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastijan Kurc në një deklaratë për MIA­-n thotë se nga konferenca në Paris pret që Maqedonisë t’i jepet mirënjohje për mbrojtje të kufirit me Greqinë dhe të ripërtërihen garancitë për eurointegrimet e Maqedonisë.

“Maqedonia tani më bën gjithçka që është në fuqinë e saj për ta mbrojtur kufirin e saj me Greqinë dhe ta pengojë fluksin e migrantëve të paligjshëm. Ne lartë i vlerësojmë këto përpjekje. Duhet të bëjmë sa më shumë që është e nevojshme t’i ndihmojmë Maqedonisë që t’i mbrojë kufijtë e saj dhe të bashkëpunojmë me të në luftën kundër trafikantëve me njerëz. Gjithashtu duhet të vazhdojmë edhe të sigurojmë Maqedoni kredibile perspektive ndaj Bashkimit Evropian dhe ta nxitim të ndërmarrë reforma të mëtutjeshme politike dhe ekonomike. Këto reforma të mëtutjeshme janë në dobi si për BE­në ashtu edhe për qytetarët e Maqedonisë”, deklaroi ministri Kurc për MIA-­n.

Austria është një nga mbështetëset më të mëdha të Procesit të Berlinit për Ballkanin, të cilin kancelarja gjermane Angela Merkel e filloi në vitin 2014. Austria e organizoi takimin e dytë të liderëve ballkanik dhe evropianë në Vjenë, në të cilin vazhduan bisedimet për përmirësimin e infrastrukturës ballkanike me ndihmën e BE­së dhe për tejkalimin e çështjeve politike bilaterale. Në Paris sot fillon konferenca e tretë nga ky proces.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button