Në Australi falet namazi i fundit i teravive

Muslimanët që jetojnë në Australi u dyndën në xhami për të falur namazin e fundit të teravive, raporton Anadolu Agency (AA).

Qindra mijëra muslimanë në Australi kanë falur së bashku namazin e teravive të Ramazanit në 200 mesxhidet dhe xhamitë që ndodhen në të gjithë vendin.

Ndërsa xhamia Thomastown e cila në Melbourne është një prej xhamive që funksionon nën drejtimin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) ka pritur për namazin e fundit të teravivie qindra muslimanë.

Ish-Kryeinspektori në pension i Çështjeve Fetare të Turqisë i ftuar nga Turqia me rastin e Ramazanit, Yaşar Derin ka vënë në dukje se muajin e Ramazanit e ka përjetuar 35 vite më parë kur ka qenë me detyrë në Australi. “Kalojmë Ramazanin shumë bukur, ashtu si në Turqi këtu në xhamitë tona bashkë me komunitetin tonë ndodhen edhe muslimanë të vendeve të tjera, dhe unë jam i kënaqur që i shikoj ata këtu. Ju uroj një Ramazan të mbarë”, u shpreh Derin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button