Ja çfarë mund të dëmtojë veshkat tuaja

Po pse ndodh proteinuria?

Së pari ajo shkaktohet nga prishja e integritetit të membranës filtruese në glomerula dhe rritja e përshkueshmërise së kësaj membrane. Veç asaj proteinuria mund të shkaktohet kur tubujt renale ku kalon urina e parë nuk janë në gjendje të bëjnë në mënyrë adekuate reabsorbimin e proteinave që kanë dalë në sasi të pakët nga filtri glomerular. Në disa raste vetë tubujt sekretojnë në hapsirën brenda tyre disa proteina në sasi të mëdha siç janë për shembull Tamm-Horsfall proteinat, transmeton Klan Kosova.

Si mund të mjekohet proteinuria dhe cila është prognoza e saj?

Në pacientët me proteinuri intermitente ose ortostatike nuk ka nevojë për ndonjë trajtim të veçantë, nuk bëhet kufizim dietetik dhe këshillohet të bëje aktivitet fizik normal. Pacientët që kanë një shkallë të pakët proteinash persistente në urinë dhe që nuk kanë ulje të funksionit të veshkave ose sëmundje sistemike, si rregull nuk kanë komplikacione në një periudhë afatgjatë, madje edhe kur rrinë pa mjekuar. Shumë nefrologe përdorin një ilaç antihipertensiv siç është një inhibitor i enzimës konvertuese (enalapril ose lisinopril) për të reduktuar ose eliminuar proteinurinë. Kurse në pacientët që kanë një sëmundje veshkash të caktuar përshembull një glomerulonefrit, atëherë mjekohet sëmundja bazë me mjekim konservativ simptomatik ose patogenetik.

Në këto raste mund të përdoren kortizonuket ose në rast nevojë edhe imunosupresorët si endoksani ose ciklosporina që kanë për qëllim të ulin reagimin imun të organizmit dhe të përmirësojnë dëmtimet e membranës filtruese në veshka, shkruan shekulli. Në rastet kur ka një diabet, duhet mjekuar mirë i sëmuri në drejtim të normalizimit të nivelit të sheqerit në gjak, të yndyrnave të çrregulluara apo të hipertensionit arterial nëse egziston. Kur në urinë evidentohen proteina atipike (përshembull proteinat e Bence –Jones) siç ndodh në sëmundjet e gjakut, atëherë mjekohen këto sëmundje gjaku me ilaçe më specifike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button