Ndikimi i madh i gjendrës tiroide në organizëm

Gjendra tiroide, e cila ndodhet në fytin tonë, është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve të quajtura tridotironina ( T3) dhe tiroksina ( T4 ). Kjo gjendër ndikon pothuajse në çdo proces të funksionimit të trupit tonë.

Gjendra tiroide ndikon në rrahjet e zemrës dhe ndihmon në kontrollimin e qarkullimit të gjakut, duke relaksuar muskujt në muret e enëve të gjakut.

Kur gjendra tiroide nuk funksionon siç duhet, kjo do të ndikojë edhe në fertilitetin tuaj. Gjendra tiroide ndikon edhe në sëmundjen e kockave, për shembull osteoporoza, shkruan noa.al. Për shkak se gjendra tiroide rregullon metabolizmin, ajo ndikon në humbjen ose shtimin drastik të peshës.

Niveli i ulët i gjendrës tiroide mund t’iu shkaktojë harresë, vështirësi në përqëndrim dhe depresion.

Kur gjendra e tiroides nuk funksionon siç duhet, ajo ndikon në tharjen dhe plajen e lëkurës dhe ngadalëson rritjen e flokëve e thonjve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button