Serbi, burri vret gruan dhe katër të tjerë në lokal

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë sot në mëngjes njoftoi se më 2 korrik në ora 01:40 në Zhitishte pranë Zrenjaninit, ka ndodhur një incident në të cilin mbetën të vrarë pesë persona dhe janë plagosur mbi 20 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Personi me incialet Z.S (38) me të hyrë në kafeterinë “Makiato” nga arma automatike ka shkrepur disa plumba duke vrarë gruan e tij dhe një grua tjetër, pas së cilës vazhdoi të shtijë me armë mbi të pranishmit në lokal”, thuhet në njoftimin Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Pjesëtarët e MPB-së serbe kanë arrestuar sulmuesin Z.S, ndërsa hetimet janë në vijim e sipër.

Mediat serbe raportojnë se dy nga pesë të vrarët kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa tre prej tyre vdiqën në spitalin e Zrenjaninit.

Sipas informacioneve që mediat lokale kanë mësuar nga spitali i Zrenjaninit, gjatë natës janë pranuar 22 persona, prej të cilëve gjashtë me plagë më të lehta, ndërsa të tjerët ishin me plagë më të rënda, të gjitha të shkaktuara me armë zjarri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button