Studeniçani mirëpriti hafizlerët e shquar nga Maqedonia dhe Kosova

Forumi Rinor Islam – Nëndega Karshiakë për herë të parë organizoi Mbrëmje Kuranore në Studeniçan, vend i cili njihet për numrin e madh të hafizlerëve.

Fillimisht u recituan ajete të Kuranit Fisnik nga hfz. Fati Shabani, me çka edhe filloi kjo mbrëmje e begatshme. Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Forumit Rinor Islam – Nëndega Karshiakë Burhanedin Nuhiju dhe  kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki

Hafizlerët e kësaj mbrëmjeje ishin: hfz. Adnan Elmazi, hfz. Egzon Ibrahimi dhe hfz. Xhemail Nuhiu, të cilët iu dhuruan një emocion të veçantë të pranishmëve, përcollën momente të bukura dhe mbresëlënëse.

Vlen të potencohet se në këtë mbrëmje të pranishëm ishin drejtorë të shkollave fillore, afaristë, donatorë, profesorë, arsimtarë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button