Fërçkovski: Maqedonia nuk ka kohë për deklarata boshe

Deklarata e djeshme e ambasadorit evropian Aivo Orav tregon se negociatat për Përzhinën janë në qorr- sokak, ndërsa ardhja e të dërguarit special Johanes Hajndëll dhe Viktoria Nulandit do të bëjë presion më të madh mbi partitë të cilat janë pjesë e negociatave të Përzhinës.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Lubomir Fërçkovski, për TV21, theksoi se Maqedonia tashmë nuk ka kohë, për siç i quan ai, deklarata boshe dhe të përsëritura, por se priten vepra. Sipas tij, forcat duhet të drejtohen kah formimi i qeverisë së re.

“Në 10 ditët e para të korrikut, pritet që të ketë një qeveri të re, ajo është më e rëndësishme sipas marrëveshjes së Përzhinës. Qeverinë duhet të ndërtojnë të huajt, në aspektin e strukturës së qeverisë, që do të thotë se ato në tryezë duhet të përcaktojë strukturën e ministrive, që duhet të dalin nga kontrolli i partisë, sikur Ministria e Punëve të Brendshme, Financave, Arsimit, Punës dhe politikës Sociale, etj. Kështu që ata mund të jenë mbështetës të Prokurorisë Publike Speciale dhe të verifikimit të listës së  votuesve, të cilat janë çështjet tjera prioritare”, theksoi Lubomir Fërçkovski, Profesor Universitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button