Bejli: Punojmë për t’i ndihmuar Maqedonisë

SHBA-të po ndihmojnë Maqedoninë në rrugën e euro- integrimeve, por edhe me ballafaqimin e krizës së thellë politike, porositi të enjten ambasadori amerikan në vend Xhes Bejli, gjatë festimit të Ditës së pavarësisë së SHBA-së.

“Jemi duke punuar që t’i ndihmojmë Maqedonisë të shkojë përpara drejt anëtarësimi në NATO dhe BE. Kjo do të thotë se është duke u punuar për krizën politike të Maqedonisë, për përforcimin e qeverisjes të së drejtës dhe institucioneve demokratike siç është theksuar në Marrëveshjen e Përzhinës. Këto angazhime kanë dominuar pas lajmeve, por ne gjithashtu e dimë se Maqedonia është shumë më shumë se ajo që shkruhet në titujt e lajmeve. Maqedonia është populli i saj, trashëgimia e saj, bukuritë e saj natyrore të Malit Sharr deri në Liqenin e Dojranit, nga Liqeni i Ohrit dhe i Prespës deri në Osogovë. Që ta njoftojmë dhe kuptojmë Maqedoninë, duhet ngritur shikimin prej preokupimeve tona ditore dhe ta çmojmë këtë bukuri që na rrethon. Unë jam i bekuar që mund ta bëjë këtë prej këtu, çdo ditë”, theksoi Bejli.

Duke folur për menaxhimin me konfliktet dhe duke cituar mendimin e Abraham Linklon, “Mënyra më e mirë që të parashihet e ardhmja është që ajo të krijohet”, Bejli tha se problemet dhe sfidat duhet të zgjidhen në mënyrë që gjeneratat e ardhshme do t’u mundësohet vendimet t’i shohin me krenari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button