Marina italiane shpëton mbi një mijë emigrantë

Marina italiane tha se ka shpëtuar mbi një mijë imigrantë në një periudhë 24-orëshe, që përpiqeshin të kryenin udhëtimin e rrezikshëm me barka përmes Detit Mesdhe, me ujëra të trazuara nga dimri.

Marina tha se 832 imigrantë mundën të shpëtoheshin vetëm me një operacion dhe 233 të tjerë përmes një operacioni të dytë shpëtimi. Emigrantët e shpëtuar ishin burra, gra dhe fëmijë kryesisht nga Afrika, Sudani Jugor dhe Lindja e Mesme.

Shkak i migrimit të tyre janë keqësimi i kushteve humanitare në vendet e tyre. Italia është një nga vendet evropiane, ku hyjnë më shumë imigrantë, kryesisht përmes ishullit të Lampeduzës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button