Vazhdojnë zjarret në Tetovë, shkak djegia e Oxhaqeve
Derisa Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendra për Menaxhim me Kriza rinë duar kryq, zjarrfikësit e Tetovës, për çdo ditë janë duke u përballur me zjarre nëpër banesat shumë katesh .me pajisje të vjetruar dhe joadekuate për banesa shumë katesh .
Vetëm për katër ditë 16 oxhaqe janë kapluar nga flakët dhe atë kryesisht janë në banesat shumë katesh .
Zjarrfikësit e Tetovës, kanë bërë apel vazhdimisht për pastrimin e oxhaqeve të paktë dy here në vit. Rastet e shpeshta të zjarreve që vijnë si pasojë e djegies së oxhaqeve duket sa apeli i zjarrfikësve ka hasur në vesh të shurdhër.
Mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta nga zjarri është kapluar një banesë në bllok 70 ku nga zjarri është djegur një banesë në kulm të ndërtesës 7 katesh .
Krye shefi i njësive të zjarrfikësve thotë se kjo është një situatë e palakueshme ku për çdo ditë janë duke u ndezur oxhaqet e sidomos në ndërtesa e larta.
Në zjarrin e mbrëmshëm të pranishëm ne vendin e ngjarjes ka qenë dhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, deputetja e VMRO DPMNE-së Natasha Karapetrova të cilët e kanë ndjekur situatën për nga afër, por fatmirësisht për veç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar as qytetarët edhe as nga njësia e zjarrfikësve .