Gabriel: Britania e Madhe do të mund të kthehet në BE

Zëvendës kancelari gjerman Sigmar Gabriel deklaroi se mbështetja e fuqishme në mesin e të rinjve flet për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian (BE) dhe tregon për mundësinë e kthimit në bllokun në të ardhmen, raporton Anadolu Agency (AA).

“S’ka dyshim se të rinjtë treguan se janë më të urtë dhe të mençur se udhëheqësia politike në Britaninë e Madhe. Shpresoj se atëherë kur të vijë radha e tyre që të marrin pushtetin dhe përgjegjësinë në Britani, mund të kthehen”, deklaroi Gabriel i cili sot qëndron për vizitë zyrtare në Greqi.

Me vendimin e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja më së shumti janë prekur votuesit e rinj. Rezultatet e anketës së daljes YouGov tregojnë se madje 72 përqind e të rinjve prej 18 deri në 24 vjeç ka qenë për të qëndruar në Union, ndërsa vetëm 19 përqind e tyre ka mbështetur Brexit, transmetojnë mediat britanike.

Gabriel insiston që votimi britanik për dalje nga BE-ja nuk do të ulë rëndësinë globale të Unionit duke theksuar se “Evropa nuk do të shkatërrohet meqë Britania e Madhe i braktisi”.

“Ne evropianët doemos duhet të kuptojmë se nevojitet që të ndihmojmë njëri tjetrin më shumë”, porositi zëvendës kancelari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button