Drejtori i CIA-s: Sulmi në Stamboll mban vulën e IS-it

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, i cili ka vrarë 42 veta dhe ka plagosur 239 të tjerë.

“Shpërthimet e neveritshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, të cilat kanë vrarë dhjetëra njerëz dhe kanë plagosur shumë të tjerë, mbajnë sigurisht vulën e degjenerimit të Shtetit Islamik”, tha John Brennan, drejtor i CIA-s, transmeton REL.

Tre sulmues vetëvrasës kanë hedhur veten në erë në aeroportin Ataturk të martën mbrëma.

Edhe autoritetet turke kanë fajësuar militantët e Shtetit Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button