Rita bëhet për spital

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, është shtruar në spital pas lodhjes nga angazhimet e shumta.

Krijuesja e hitit “Shine Ya Light” dje ka realizuar një set fotografish për një revistë ndërsa ditë më parë ka xhiruar skena të filmit më të ri “Fifty Shades”.

Mbrëmë Rita ka postuar një fotografi derisa shihej duke marrë infuzion në spital.

“Sot ishte ditë e lodhshme, por po e tejkaloj, faleminderit juve për përkrahjen! Ju dua”, ka shkruar Rita në Instagram, derisa ka postuar fotografi nga spitali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button