Dieta me qumësht, humb 2 kg për 3 ditë

Nëse dëshironi të humbisni peshë në një kohë të shkurtër, mund të aplikoni dietën me qumësht. Efekti i kësaj diete është humbja e dy kilogramëve për tre ditë, transmeton Gazeta Express.

Të fillojmë nga pyetja bazë: Cfarë është qumështi?

Qumështi është një prodhim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për njeriun. Në përbërjen e tij gjenden vitaminat A, B, C, E, kalciumi, si dhe shumë minerale, proteina. Konsumimi i një litre qumësht brenda ditës përmbush nevojat e organizmit me proteina. Prodhimet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës, prandaj edhe nëse dëshironi të humbisni në peshë, do të ishte mirë ta përdorni në njërën apo tjetrën formë , qumësht, djathë, kos.
Dieta me qumësht ul nivelin e kolesterolit në gjak, forcon kockat, sistemin nervor, normalizon funksionimin e zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu, kjo dietë përmirëson gjendjen e lekurës e madje ndihmon edhe në largimin e akneve. Këto janë disa nga arsyet pse është kaq popullore.

Dieta me qumësht – menyja
Para secilit vakt, konsumoni një gotë ujë mineral të pa-gazuar.
Mëngjesi: 1 kos, 1 banane, caj me mjaltë apo kafe me qumësht, pa sheqer.
Dreka: 100 gr drithëra, 200 gr djathë, 1 gotë qumësht.
Darka: 1 vezë e skuqur, sallatë me perime, djathë të freskët dhe I gotë kos.
Pas Darkës: 1 dardhë, kos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button