‘Nijeti i mirë, Durimi, Puna’ – Ishte mesazhi i fundit i Ilirjana Perteshonit

Rasti i vdekjes tragjike të dy motrave Perteshoni ka prekur këdo që ka dëgjuar për rastin e tyre. Ndonëse tek ne është bërë e zakonshme të thurim lavde për njerëz pasi qe te vdesin, për motrat Perteshoni lëvdatat ishin gjithmonë me to.

Pas vdekjes se motrave, lajmin e hidhur për vdekjen e tyre e kishte pritur me pikëllim çdokush qe kishte njohur. Megjithatë koleget e saj e priten edhe me vështire ditën e sotme pa Ilirjanen, pasi ne zyrën e saj të punës, ata kishin gjetur një mbishkrim në të cilin thuhej: “Njeti i mirë Durimi dhe Puna” , duket se ajo kishte dashur ti linte amanet vetit qe ajo gjithmonë i barte me vete edhe pas jetës se saj!

Ilirjana së bashku me motrën e saj Dardanën humbën jetën të dielën në një aksident trafiku që ndodhi në magjistralen Gjakovë – Klinë.

Perteshoni në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010 pati qenë kandidate e PD-së për deputete të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ishte anëtare e kryesisë së degës së PD-së në Gjakovë, anëtare e Kryesisë Qendrore dhe anëtare e Këshillit Drejtues të PD-së. Nga dhjetori i vitit 2014 ka qenë Këshilltare Politike e Ministrit Ferid Agani në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor./Mesazhi.com/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button