Ja çfarë thotë Ivo Vajgëll pas takimit me Nikolla Gruevskin

Raportuesi i Republikës së Maqedonisë nga Parlamenti i Europës, Ivo Vajgëll, sot pas takimit me liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskit, tha se Maqedonia duhet të vazhdojë me procese demokratike dhe të arrihet qëllimi final, mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Shkëmbyem mendime me Gruevskin, procesi demokratik duhet të vazhdojë në drejtim të zgjedhjeve, që duhet të jetë qëllimi final dhe mendoj se politikanët maqedonas duhet ta marrin fatin e shtetit në duart e tyre”, tha Vajgëll.

Sipas Vajgëll, koha është tani dhe përgjegjësia është te politikanët.

“Është koha e fundit që të bindet BE se Maqedonia po punon, se qëllimet me legjislacionin europian janë arritur. Ne duhet patjetër të informohemi për atë së çka po ndodhë me ekonominë dhe fushat tjera dhe kuptohet përmbushjen e Marrëveshjes së Përzhinos. Kjo është njëra ndër temat për të cilat bisedojmë dhe për të cilat biseduam edhe sot”, përfundoi Vajgëll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button