Thaçi takon ambasadoren turke, e ngushëllon për viktimat e sulmeve terroriste‏

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kilic, të cilës i dorëzoi telegram ngushëllimin për viktimat e sulmeve terroriste në Stamboll.

“Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, në emër timin dhe të popullit të Kosovës, juve, familjeve të viktimave, presidentit Erdogan dhe tërë popullit të Turqisë”, u shpreh Thaçi në takim.

“Kjo nuk është feja islame. Kjo nuk është as ideologji fetare e as kombëtare”, tha ai, duke shtuar se “Turqia është e fortë dhe do të përballojë këtë sfidë”.

Nga ana e saj, Kilic u falënderua për telegramin dhe shtoi se Turqia do të bëhet edhe më e fortë falë solidaritetit dhe përkrahjes nga miqtë, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button