Australi: Sulmohet xhamia në Perth (Video)

Është sulmuar me koktej molotovi xhamia në Perth të Australisë.

Sulmues të panjohur kanë hedhur një koktej molotovi në drejtim të një xhamie në qytetin Perth, në Australi, kanë njoftuar sot mediet lokale.

Gjatë këtij sulmi është shkatërruar një automjet, por nuk ka pasur të lënduar.

“Besojmë se është përdorur një lëng ndezës, i cili ka shkaktuar zjarrin”, u theksua në kumtesën e policisë.

Mediet lokale raportuan se tre persona janë vërejtur duke u arratisur pas sulmit nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu u kumtua se në murin e Kolegjit Islamik të Australisë, i cili gjendet afër xhamisë së sulmuar, janë shkruar grafitë anti-islamike, të cilat përmbajnë edhe fyerje.

Sulmi u dënua ashpër nga Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull. Në momentin kur u ndërmor sulmi, brenda xhamisë kanë qenë disa qindra besimtarë myslimanë./ 21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button