Erdogan, Putin rifillojnë bashkëpunimin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë biseduar për herë të parë me telefon prejse Turqia ka rrëzuar një avion rus, në fund të vitit të kaluar, njofton REL.

Edhe Kremlini, edhe zyra e Erdoganit kanë thënë se dy presidentët kanë rënë dakord që të rifillojnë bashkëpunim dhe janë shprehur të gatshëm për t’u takuar.

Zyra e presidentit turk po ashtu ka thënë se Erdogan dhe Putin janë zotuar se do të luftojnë kundër terrorizmit.

Në nëntor të vitit 2015, forcat turke kanë rrëzuar një avion rus, i cili fluturonte përgjatë kufirit Turqi-Siri. Piloti rus ka humbur jetën.

Biseda midis Putin dhe Erdoganit është realizuar pasi Erdogan, këtë javë, ka shprehur keqardhje për incidentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button