Prizren: Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë

Pas një pune trejavore, policia në Prizren, kanë arritur të identifikojnë e më pas edhe t’i arrestojnë dy të dyshuar të cilët në orët e vona të mbrëmjes së datës pesë qershor, kishin hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Zhur, njofton Klan Kosova.

Sipas pronarit të shtëpisë në fjalë, aty të dyshuarit vodhën stoli të arta në vlerë prej 6900 euro dhe para kesh rreth 1120 euro, shkruan në raportin e policisë.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari me mbiemër Elezkurtaj të ndalët nën masën e arrestit policor.

Policia bënë të ditur që këta të dy të dyshuar janë të njohur edhe për raste të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button