Hanes Svoboda: KE tepër vonë dhe shumë pak reagoi ndaj zhvillimit të ngjarjeve në Maqedoni

“Komisioni Evropian tepër vonë reagoi në lidhje me zhvillimet në Maqedoni”, vlerëson eurodeputeti austriak, Hanes Svoboda në një intervistë për “European Western Balkans”, në lidhje me gjendjen e socialdemokracisë në Ballkanin Perëndimor, njofton Portalb.

Për të dhënën se Maqedonia është vendi më i dobët prej vendeve aspiruese për në BE, sipas Indeksit të lirisë se mediave, Svoboda thotë se ajo është vetëm një nga problemet e Maqedonisë.

“Mendoj se liria e mediave, është element thelbësor i demokracisë dhe patjetër duhet të respektohet në BE. Ajo është bazë për të gjitha kërkesat e vendeve aspiruese për anëtarësim në BE. Liria e mediave është vetëm një element i zhvillimit të përkeqësuar në Maqedoni. Komisioni Evropian reagoi tepër vonë, ndërkaq shumë pak për zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni. Ajo është arsyeja që përsëri dhe përsëri ashpër shkelen të drejtat mediatike dhe bazat parlamentare”, vlerëson Svoboda, transmeton Portalb.

Në lidhje me krizën politike, ai thotë se përveç, Brukselit edhe vendet tjera anëtare të BE-së, patjetër duhet të kërkojnë përmirësimin e gjendjes me të drejtat në Maqedoni.

“Jo vetëm Komisioni Evropian, por edhe të gjitha vendet tjera anëtare, patjetër duhet t’i respektojnë dhe aktivisht t’i përmbajnë këto kërkesa të dërguara deri te forcat politike të Maqedonisë, veçmas deri te Qeveria aktuale dhe kryetari i saj. Nga ana tjetër, Greqia duhet të jetë shumë më e dobishme në dhënien e dorës së pajtimit në lidhje me çështjen e emrit”, vlerëson Svoboda. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button