Sulmet terroriste në Stamboll, kreu politik i Maqedonisë dërgon telegram ngushëllimi deri te populli turk

Pas sulmeve të mbrëmshme terroriste, në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit në Turqi, ku sipas raportimeve të fundit, humbën jetën 41 persona dhe mbi 230 të tjerë u plagosën, kreu politik në Maqedoni ka ngushëlluar, shtetin dhe popullin turk, duke vlerësuar se aktet terroriste janë kundër të gjitha vlerave njerëzore.

Telegrami i ngushëllimit i Lëvizjes BESA

Në kushtet e botës globale, kur Nju-Jorku, Parisi, Londra, Madridi e Stambolli, janë njësoj të rrezikuar nga murtaja e këtij shekulli – terrorizmi, vetëm një bashkëveprim dhe bashkëpunim i të gjithëve që besojmë në ideale të paqes, dashurisë, bashkëjetesës, tolerancës dhe mirëqenies, mund të jetë përgjigje kundër atyre që nuk i përkasin botës së këtyre vlerave. Në emër të anëtarësisë së Lëvizjes BESA dhe në emrin u shprehim ngushëllime familjarëve të viktimave, solidarizohemi me dhimbjen e tyre dhe, në këto net të fundit Ramazani, lutemi që ky të jetë sulmi i fundit terrorist kudo në botë.

Telegrami i ngushëllimit i RDK-së

Rilindja Demokratike Kombëtare shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave të sulmit në aeroportin e Stambollit, në këto momente të vështira për popullin turk në përgjithësi. Këto janë raste ku e gjithë bota demokratike duhet bashkërisht të ndajë dhembjen me popullin turk në këto momente të vështira për gjithë botën e vullnetit të mirë”, thuhet në telegramin ngushëllues të RDK-së. Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se akti i sulmit në Stamboll është një sulm jo vetëm ndaj Turqisë, por një sulm ndaj gjithë vlerave universale dhe se ky akt anormal duhet të dënohet ashpër nga gjithë njerëzimi në rruzullin tokësorë. Ky akt duhet urgjentisht të bashkojë gjithë kombet e vullnetit të mirë, pavarësisht religjionit ose çdo kategorizimi tjetër shoqërorë, sa nuk është vonë sepse këto akte anormalë shpejt mund të shndërrohen në akte normale jetese, duke shkaktuar kaos të vërtetë me viktima edhe më të rënda për njerëzimin. Sulmi i mbrëmshëm terrorist në aeroportin e Stambollit për Lëvizjen BESA nuk është sulm vetëm ndaj Turqisë dhe popullit turk, por duke qenë një akt që është kryer në një aeroport, ku frekuentojnë mijëra njerëz nga gjitha bota, është sulm mbi gjithë botën e qytetëruar dhe të lirë.

Telegrami i ngushëllimit i LR – PDSH-së

Dënojmë ashpër sulmin terrorist në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, me ç’rast u humbën shumë jetë të njerëzve të pafajshëm. Sot ne të gjithë jemi pjesë e dhembjes dhe e trishtimit, jemi të gjithë pjesë e tragjedisë dhe solidarizohemi me familjet e të vrarëve dhe me popullin turk. Akti i shëmtuar terrorist mori shumë jetë të njerëzve të pafajshëm dhe e pikëlloi thellë mbarë njerëzimin.   Ngushëllime me të sinqerta familjeve që humbën të afërmit e tyre, ngushëllime, popullit dhe qeverisë turke, si dhe ambasadës turke në RM,  për këtë tragjedi që tronditi gjithë botën e civilizuar. Urojmë që të plagosurit të shërohen  sa më shpejtë dhe mbështesim fuqishëm Qeverinë turke për përcaktimin e sajë në mbrojtjen e paqes në botë dhe luftën kundër terrorizmit së bashku më shtetet e aleancës së NATO-s.

Telegrami i ngushëllimit i LSDM-së

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zev, deri te qytetarët e Republikës së Turqisë, turqit në Maqedoni dhe ambasada e Republikës së Turqisë në Maqedoni, ka dërguar telegram ngushëllimi për ngjarjet e fundit në aeroportin e Stambollit. Shprehë ngushëllim të thellë dhe deri familjarët e të humburve nga sulmet terroriste në Stamboll, duke u solidarizuar me qytetarët e Turqisë dhe bashkëqytetarët tonë turq të cilët jetojnë në Maqedoni. Turqia është miku i jonë dhe përkrahës i anëtarësimit në aleancën e NATO-s. Njëra nga vendet e para që e pranoi Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues ishte Turqia. Aktet terroriste konfirmuan se terrorizmi nuk njeh komb dhe fe. Terrorizmi është kërcënimi global për botën bashkëkohore, por vlerat universale të të drejtave të njeriut janë më të forta se terrori.

Telegrami i ngushëllimit i PPD-së

Dënojmë fuqishëm sulmin terrorist që ndodhi në Aeroportin Ataturk të Stambollit dhe që rezultoi me dhjetëra të vdekur dhe dhjetëra tjerë të plagosur. Inkurajojmë autoritetet e Republikës së Turqisë në luftën e pa-kompromis kundër terrorizmit. Njëherit shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve ju urojmë kurim sa më të shpejtë. Aktet e tilla të shëmtuara nuk do të zbehin kurë vullnetin e botës progresive për të dalë në mbrojtje të jetëve të njerëzve të pafajshëm.

Telegrami i ngushëllimit i BDI-së

I nderuari Kryetar Erdogan, Më lejoni që në emër të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju shpreh ngushëllimet tona më të thella, juve, popullit turk dhe familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasoj e sulmit terrorist në aeroportin “Ataturk” në Stamboll, të plagosurve shërim sa më të shpejt dhe kthim pranë familjeve të tyre. Turqia është e fortë dhe do të përballojë këtë sfidë serioze. Jemi pranë jush dhe pranë botës demokratike në përpjekjet e vështira për ta mposhtur terrorizimin. Populli shqiptar ka qenë solidar, prandaj edhe në këtë rast tregojmë solidaritetin tonë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Me respekt, Ali Ahmeti Kryetari Bashkimi Demokratik për Integrim

Telegrami i ngushëllimit i kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski

Me keqardhje e pranova lajmin për tragjedinë e madhe që ndodhi me sulmet terroriste ku jetën e humbën një numër i madh i personave të pafajshëm në aeroportin në Stamboll, Republika e Turqisë. Më lejoni që në emër të deputetëve të Kuvendit dhe në emrin tim personal të shpreh ngushëllimet e thella për Ju dhe për familjarët e viktimave të pafajshëm në këtë akt mizor. Me sinqeritet shpresojë se do të gjeni fuqi dhe vullnet që ta tejkaloni dhimbjen e shkaktuar nga jetët e humbura. Pranoni edhe një herë, Ekselenca juaj, ngushëllimet e mia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button