Banorët e Shtipit do të dhurojnë mjete për anëtarët e dënuar të “Revolucionit Laraman”

Një kuti për mjete sot do të vendoset në kafenenë “Karma Kafe” në qendër të Shtipit ku qytetarët do të mund të dhurojnë mjete për t’i paguar gjobat në vlerë prej 1300 euro, që janë shqiptuar ndaj anëtarëve të “Revolucionit Laraman”.

“Janë gjobitur për shkatërrimin e objekteve me ngjyrë. Kanë ngjyrosur? E çfarë nëse kanë ngjyrosur, në këtë mënyrë vetëm e kanë zbukuruar qytetin. A kanë shkatërruar ndonjë objekt publik? Është ngjyrosur gardhi i parkut ku parashihet vendosja e shatërvanit. Ja ku është krimi! Për këtë arsye, tani të qëndrojmë pas Goranit, Trajçes dhe Borçes sepse ata fuqishëm qëndruan pas drejtësisë. Të mos lejojmë vet të paguajnë gjoba sepse ishin më të guximshmit. T’u tregojmë se nuk janë vet” thuhet në thirrjen për donacion.

Aksioni i dhurimit do të zgjat disa ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button