UNICEF: Deri në vitin 2030 mund të vdesin 69 milionë fëmijë

Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se në rast të mos përmirësimit të kushteve shëndetësore dhe arsimore të fëmijëve më të pafavorizuar deri në vitin 2030 mund të vdesin 69 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç, raporton Anadolu Agency (AA).

UNICEF ka raportuar pasojat e pabarazisë së fëmijëve në rast të mos ndryshimit të kushteve aktuale deri në vitin 2030 të përcaktuara nga OKB-ja për të arritur qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Sipas raportit nëse kushtet aktuale dhe shpejtësia e rritjes së popullsisë mbeten të njëjta në vitin 2030 afërsisht 167 milionë fëmijë do të përballen me varfëri ekstreme, ndërsa 60 milionë të tjerë do të privohen nga arsimi themelor si dhe 750 milionë femra do të martohen në moshën e fëmijërisë.

Në raportin ku vihet në dukje se fëmijët më të varfër në krahasim me ato të pasurit kanë një rrezik dyfish më shumë për të humbur jetën para moshës 5 vjeçe thuhet se nëse nuk përmirësohen kushtet, sipas trendeve aktuale deri në vitin 2030 mund të vdesin 69 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button