Ban Ki-moon vizitë në Gazë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ka udhëtuar për vizitë në Rripin e Gazës, i cili nga embargoja izraelite ende nuk është rimëkëmbur nga sulmet e fundit të cilat i kryen forcat izraelite para dy viteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Njeriu i parë i OKB-së në Gazë sot në mëngjes hyri në vendkalimin kufitar Erez, ndërsa për sigurinë gjatë vizitës së tij janë angazhuar forcat e sigurisë së Gazës.

Zëdhënësi i Agencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë (UNRWA) Adnan Abu Hasene njoftoi se vizita e Ban-it në Gazë do të zgjatë disa orë dhe se me këtë rast do të vizitojë spitalin, financimin e të cilit e mbështeti Katari, ndërsa më pas edhe shkollën të cilën e udhëheq UNRWA.

Pritet që Ban t’i drejtohet opinionit gjatë vizitës së shkollës UNRWA. Sekretari i përgjithshëm Ban pas sulmeve të fundit të forcave izraelite më 14 tetor vizitoi Gazën dhe me këtë rast apeloi që të implementohet marrëveshja e Izraelit, Palestinës dhe KB-ve për zbutjen e embargos izraelite me qëllim që në Gazë të mundësohet hyrja e materialit ndërtimor të nevojshëm për rindërtimin e vendbanimeve dhe infrastrukturën e shkatërruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button