Verifikimi i fakteve në televizion – sfidat dhe përfitimet

Verifikimi i fakteve në televizion është një formë më e pazakonshme e këtij lloji të gazetarisë se sa verifikimi i fakteve që praktikohet në internet dhe që është formë shumë më dominante. Mirëpo, në botë ka shembuj të mirë të verifikimit të fakteve në televizion.

Shkruan: Simona Atanasova

Kohët e fundit, verifikimi i fakteve si segment i rregullt i pavarur shfaqet nëpër kanale televizive anembanë botës, ndërsa në mesin e më të mirëve janë “ABC Australia”, JTBS-ja koreane, “Channel 4”-i britanik dhe “Rai due” e Italisë.

Gazetaru dhe hulumtuesi Аleksios Mancarlis thotë se pjesa më e rëndë është të vendoset se çka meriton të verifikohet. Mancarlis punon në hulumtime për trendin e verifikimit të fakteve në njërin nga media-bloget më të mëdha në botë “Poynter” në Floridë, e më parë ka punuar si gazeatr në ueb-faqen më të njohur për verifikimin e fakteve në Itali “La politica”.

“Hapi i parë në këtë lloj të gazetarisë është gjetja e faktit që duhet të verifikohet. Gjatë viteve të kaluara u paraqit një trend i atyre që verifikojnë fakte, të cilët duan që punën e tyre ta paraqesin në televizion, për shkak se me këtë mënyrë të tregimit mund të tërhiqet publik më i madh”, thotë Mancarlis.

alexios
Аleksios Mancarlis, gazetar dhe hulumtues në “Poynter”

Si një nga shembujt më të mirë për verifikimin e fakteve në televizin, Mancarlis e përmend emisionin spanjoll “Pruebas де Verificación”. Ai është një segment që emitohet në emisionin “El Objetivo”, që emitohet të dielën në mbrëmje në televizionin privat spanjoll “La Sexta”. “Еl Objetivo” fokusohet në politikë dhe në ekonomi, dhe atë e udhëheq Ana Pastor, gazetare e popullarizuar në Spanjë.

Ekipi i “El Objetivo” verifikimin e fakteve e bën në atë mënyrë që për çdo ditë përgatit agjendë me konferencat kyçe për shtyp, intervistat dhe debatet parlamentare. Katër persona e ndjekin këto ngjarje, duke i transkriptuar pohimet që mund t’i nënshtrohen verifikimit. Pastaj, këto pohime vlerësohen nga i ashtuquajturi “filter i parë”, i përbërë nga tre deri në katër verifikues të fakteve. Pohimet që e kalojnë rrethin e parë, kalojnë në “filtrin e dytë”. Gjithsej, 10 njerëz janë kyçur në procesin e verifikimit të fakteve prej fillimit deri në fund.

Së paku 1,5 milionë shikues çdo javë e ndjekin emisionin “El Objetivo”, e poaq njerëz e ndjekin Pastorin në Twitter. Sipas rejtingjeve, segmenti për verifikimin e fakteve në emision gjithmonë ka rejting të njëjtë ose më të mirë se sa i gjithë emisioni.

Disa nga këto emisione, sikurse emisioni “Virus” i “Raid due”-s dhe “ABC fact check” australian emitohen në televizionet shtetërore, mirëpo “El objetivo” emitohet në televizion privat spanjol. . Në SHBA, CNN dhe NBC punojnë me gazetarë që merren me verifikimin e fakteve.

“Televizionet komerciale në njëfarë mënyre janë të interesuara të emitojnë lloj të këtillë të emisioneve për shkak se në shumicën e vendeve kanë më pak për të humbur. Televizionet shtetërore ndoshta kanë më shumë ndikim se sa politikanët. Nëse jeni televizion komercial dhe nëse produkti është i mirë, ajo ju sjell shpallës/reklamues dhe atëherë keni sukses”, shton Mancarlis.

Ai është i bindur se trendi i verifikimit të fakteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen për shkak se është shumë atraktiv si për mediet ashtu edhe për organizatat joqeveritare që kujdesen për përgjegjësinë.

“Çështje kyçe është modeli nëpërmjet të të cilit bëhet verifikimi i fakteve. Shumë verifikues të fakteve fitojnë ashtu që punojnë për shtëpitë mediatike. Duke u mbështetur vetëm në donatorë, nuk mund të jetë e qëndrueshme në afat të gjatë. Мendoj se ardhmëria e verifikimit të fakteve qëndron në gjetjen e mënyrës për shitjen e ekspertizës për mbledhjen e këtyre fakteve të verifikuara, me të cilat do të mund t’u ndihmohet edhe hulumtuesve, mirëpo edhe shërbimeve të shtypit që të fitojnë informatë me cilësi të mirë”, thotë Mancarlis.

Si sfida më të mëdha me të cilat ballafaqohen ata që merren me verifikimin e fakteve, përveç financimit, Mancarlis e përmend edhe kohën që nevojitet për të bërë analizë të mirë me verifikim të fakteve.

“Rrethi i interesimit te njerëzit zgjat rreth 30 minuta për një informatë, ndërsa koha që nevojitet për hulumtimin që bëhet në procesin e verifikimit të fakteve vonohet një ditë, prandaj edhe publiku për këtë lloj të gazetarisë është më i vogël. Njerëzve nuk u intereson diçka që ka qenë lajm dje. Këto janë dy sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen njerëzit që dëshirojnë ta bëjnë këtë punë”, shton Mancarlis.

 

Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button