Infrastruktura  dhe uji për pije prioritet i tetovarëve në vitin 2014

Rregullimin e infrastrukturës, punësime të reja dhe zgjidhja e problemit me ujin e pijshëm janë vetëm disa nga kërkesat e qytetarëve të Tetovë për vitin 2014.

Në një anketë të realizuar nga Portalb, në Tetovës disa qytetarë të anketuar,  në pyetjen se çfarë duhet të jetë prioritet i Komunës së Tetovës për vitin 2014, mendimet janë të ndryshme. Dikush kërkon që të zgjidhet problemi më rrugët e qytetit dikush me pastërtinë e dikush problemin e ujët të pijshëm.
“Duam që të kemi rrugë më të mira dhe ujë për pije, mendoj se këto duhet të jenë pioritet për vitin 2014”, thotë Rezoni.

“Duhet të kemi një ambient më të pastër, për këët duhet të kudjesemi ët gjithë, por edhe komuna të kriojë kushtet e nevojshme për një qytet më të pastër“, thotë Resmia
“Ka shumë gjera që duhet ët rregullohen, por ma me rëndësi është që të ndërtohet ujësjellësi i qytetit”, thotë Denisi.

Ndërsa në anën tjetër kryetarja  e komunës së Tetovës Teuta Arifi në fjalimin për fund vit tha se komuna gjatë vitit 2013 i ka mbushur 80% të gropave në qytet , dhe se ka siguruar një kredit për zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm. Poashtu  kryetarja  Arifi tha se  në vitin 2014 Komuna e Tetovës do të bëj edhe hapjen e një pjese të Bulevardit Bllagoja Toska.  
 

Lajme të ngjashme

Back to top button