Votuesit e Pustecit tanimë nuk figurojnë në adresën e Komunës Qendër

600 votues nga Pusteci- Shqipëri, të cilët më vitin 2013 kanë qenë të shpërndarë në më shumë adresa në Komunën Qendër- Shkup për zgjedhjet e 2013-ës, tashmë janë pastruar nga Lista e Zgjedhësve, merr vesh sdk.mk. Janë pastruar pas kontrolleve të kryqëzuara në terren dhe kontrolleve administrative të Listës së zgjedhësve nga ana e Komisioni Shtetëror Zgjedhor, transmeton Portalb.

KSHZ nga lista ka pastruar edhe qytetarë të Pustecit të shkruar në listën e Resnjës. Por aty nuk janë pastruar të gjithë, sepse në ndërkohë një pjesë e tyre kanë adresë dhe lista pronore edhe në Resnjë.

Jozyrtarisht , shumica e maqedonasve nga Shqipëria kanë marrë shtetësi qysh më vitin 2001, kur ministër për Punë të Brendshme ishte Lube Boshkovski, por për herë të parë për zgjedhje u shfrytëzuan para tre vjetve (2013).

Për këto parregullsi, rast hetimi ka hapur edhe Prokuroria Speciale Publike, nën emrin “Titanik”. Ku, si të dyshuar paraqiten ish ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakievski si dhe kryetari i Pustecit Edmond Temellko, transmeton Portalb.

Theksi në hetimin e PSP është në dhënien jolegale të letërnjoftimeve banorëve të Pustecit. MPB në mënyrë ilegalisht u ka dhënë 40-50 letërnjoftime personave, në adresën e njëjtë, në një banesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button