Maqedoni: Nuk ka takim të liderëve të katër partive (Video)

Partitë në heshtje për vazhdimin e bisedimeve për Marrëveshjen e Përzhinës. Edhe pse u paralajmërua, nuk pati asnjë takim midis katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës.

Nga këto parti nuk bëjnë të ditur se kur pritet vazhdimi i bisedimeve, pas kërkesë së tyre për konsultime shtesë. Partitë e vogla politike dhe shoqëria civile në kuadër të “Revolucionit të Larmë” kërkojnë përfshirjen e tyre në bisedimet për zgjidhjen e krizës. Zëdhënësi i Partisë për Ripërtëritje Demokratike, Toni Ristov thotë se mund të japin kontribut për zgjidhjen e krizës, transmeton 21 Media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button