Gruevski PPS vepron në mënyrë partiake dhe e njollos VMRO DPMNE në

Ekipi i LSDM-së është i humbur dhe destruktiv me shprehitë kriminale, theksoi lideri i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me rastin e shënimit të 25–vjetorit të Unionit të Forcave të Reja të kësaj partie. Sipas ish–kryeministrit, PPS-ja vepron në mënyrë joprofesionale dhe partiake, ndërsa shumica nga jashtë bien pre e tregimeve të PPS-së pa analizë të thellë, transmeton TV 21.

“Është kuptuar edhe strategjia e personave të PPS-së, si dhe qëllimet dhe veprimet e tyre joprofesionale, funksionimi partiak në drejtim të përkrahjes së LSDM-së dhe njollosja dhe rrezikimi i VMRO-DPMNE-së. Për fat të keq, shumë persona prej jashtë bien pre e asaj, se këtë që e them unë nuk është e vërtetë. Shumica prej tyre, duke mos pasur kohë për analizë më të thellë, marrin qëndrime nga njëri – tjetri duke besuar se janë të sakta dhe të besueshme”, theksoi Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button