Hollande: Vota britanike ka shtruar pyetjen për mbarë planetin

Presidenti i Francës François Hollande është shprehur se vota britanike për dalje nga Bashkimi Evropian (BE) ka shtruar pyetjen për mbarë planetin, raporton Anadolu Agency (AA).

Hollande të shtunën premtoi se do të mbajë marrëdhënie të mira me Britaninë e Madhe, veçmas lidhur me kalimin e migrantëve mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak.

Duke folur pas takimit në Paris me Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, Hollande tha se “për tërë planin është shtruar pyetja, se çfarë do të ndodhë?”.

Ai apeloi për shkëputje të qetë mes Britanisë dhe BE-së pasi populli britanik në referendum të enjten u shpreh për të braktisur Unionin.

Hollande, vendi i të cilit është nga themeluesit dhe shtyllat e unitetit evropian, gjatë të shtunës do të mbajë një sërë takimesh me liderët e partive politike në Francë në tentim që BE-ja të ruhet nga përçarja pas Brexit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button