Steinmeier: BE-ja do të përballojë tronditjen e votës britanike

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u është drejtuar gazetarëve pasi mirëpriti lajmin për takimin paralajmërues në Berlin, të gjashtë ministrave të jashtëm të vendeve themeluese të BE-së, duke thënë se nuk duhet të lejojmë askënd që të na e marrë Evropën, shkruan AFP.

Steinmeier tha të shtunën se BE-ja do të përballojë tronditjen e votës britanike.

“Unë jam i bindur se këto vende do të jenë në gjendje për të përçuar mesazhin se ne nuk do të lejojmë që dikush të na e marrë Evropën”, tha ai.

Ndërsa, homologu i tij francez Jean-Marc Ayrault kërkoi negociata të shpejta për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke thënë se presioni do të jetë “shumë i fortë”, mbi kryeministrin britanik, David Cameron në samitin e BE-së i cili do të mbahet të martën për të përshpejtuar procesin e largimit, transmeton Koha.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button