Kakaoja përmirëson funksionimin e enëve të gjakut

Një filxhan kakao e pasuruar me sasi shtesë të antioksiduesve mund ta përmirësojë funksionimin e enëve të gjakut te personat me diabet.

Studimi i fundit ka treguar se konsumimi ditor i kakaos, e cila përmban sasi të madhe të antioksiduesit flavanol, mund ta kthejë funksionin normal të enëve të gjakut për vetëm një muaj, transmeton Zëri.

Flavanolet janë antioksidues të pranishëm në disa pemë dhe perime, çajin e gjelbër dhe verë, ndërsa shkencëtarët besojnë se ndikimi i tyre në sistemit vaskular bazohet në lidhjen e tyre me oksidin e azotit, lidhje kimike e cila është e rëndësishme për zgjerimin dhe ngushtimin e enëve të gjakut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button