Obama: Respektojmë vendimin e popullit britanik

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka thënë se respekton vendimin e popullit britanik për daljen nga BE-ja, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim Presidenti Obama tha: ”Populli britanik e dha vendimin e tij. Dhe ne e respektojmë atë.”

Duke i vlerësuar si të veçanta marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Obama në vazhdim ka thënë se Britania do të vazhdojë të jetë gurë themeli për politikën e jashtme të SHBA-së, politikat ekonomike të saj dhe me anëtarësinë në NATO.

Duke tërhequr vëmendjen mbi rolin e stabilitetit në rajon dhe më gjerë të BE-së si dhe vlerat demokratike të saj, Obama ka theksuar se BE-ja dhe Britania e Madhe janë partnerë të pandryshueshëm të SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button