Berisha e quan ditë të trishtë daljen e Britanisë nga BE-ja

Albania’s PM Berisha speaks to journalists as his eyes well up with tears after praying respects to the victims that died in a bus crash on Monday at the Aleksander Xhuvani University in ElbasanIsh-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një ditë të trishtë daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Në rrjeton social “Facebook” Berisha vlerëson Britaninë si promotor të lirisë së tregut në Europë, transmeton Telegrafi.
“Bashkimi Europian humbi një prej vendeve më kryesore”, shton ai. Ndërsa për kryeministrin David Kameron, Berisha shkruan: “Ra në këtë betejë duke luftuar si luan por dhe duke dëshmuar veten si kryeministri më demokrat i planetit dhe vendin e tij të madh si vendin më të lirë të kësaj toke”.

“Një ditë e trishtë për të gjithë; fiton Brexit! Për Britaninë e Madhe, promotor kryesor i lirisë së tregut në Europë dhe në botë, rolin e ardhshëm e të gjithanshëm të saj në kontinentin tonë dhe kontinente të tjera. Për BE-në që deri dje besohej si projekt i parikthyeshëm dhe tani humbi njërin prej vendeve më kryesore të tij, humbi Britaninë e Madhe dhe së bashku me të anëtarin e Këshillit të Sigurimit më të drejtë veto në OKB, njërin nga dy fuqitë e tij bërthamore, vendin që prodhon 1/6 e GDP se BE-së. Për të gjithë të tjerët që konsiderojnë integrimin në BE si të ardhmen më të mirë të vendit të tyre. Për David Kameron, anglezin e madh që ra në këtë betejë duke luftuar si luan por dhe duke dëshmuar veten si kryeministri më demokrat i planetit dhe vendin e tij të madh si vendin më të lirë të kësaj toke!”, shkruan Berisha në “Facebook”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button