Takim i jashtëzakonshëm i liderëve të BE­së pas vendimit për Bregzit

­ Liderët e BE­së sot do të mbajnë takim të jashtëzakonshëm kushtuar rezultatve nga referendumi i djeshëm në Britani të Madhe, në të cilin britanikët u deklaruan për largim nga Unioni, kumtuan burime diplomatike në Bruksel. Sipas burimit të njejtë, takimin e konvokoi kryetari i Komisionit evropian, Zhan­Klod Junker dhe në të do të marrin pjesë njerëzit e parë të Këshillit të Evropës dhe të Europarlamentit, Donald Tusk dhe Martin Shulc, si dhe kryeministri holandez Mark Rute, vendi i të cilit është kryesuese aktuale me BEnë. “Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen për të vendosur se çka do të bëjnë pas vendimit shokues”, deklaroi diploamti anonim, duke shtuar se katër përfaqësues të lartë të Unionit do të tentojnë ta “harmonizojnë pozicionin e përbashkët evropian pas rezultateve nga referendumi britanik”. Për sot më vonë është paralajmëruar edhe mbledhje e jashtëzakonshme e Komisionit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button