Trangulli është aq i shëndetshëm saqë nuk do të besoni se si ua ndryshon jetën

Nëse mendoni se trangujt janë destinuar vetëm për sallate apo si ilaçe bukurie, atëherë bëhuni gati të befasoheni.

Telegrafi i sjell më poshtë disa fakte të të mirave shëndetësore që i kanë trangujt në trupin tonë.

Trangulli e shëron dhimbjen e kokës pas një nate me alkool

Nëse keni pirë shumë alkool dhe brengoseni sepse do të shkoni nesër herët në punë, atëherë mos keni merak dhe vetëm hani disa rriska tranguj. Trangulli ka vitaminë B dhe elektrolite që e kontrollojnë intensitetin e dhimbjeve të kokës, e gjithashtu trangujt e hidratojnë trupin dhe ndihmojnë në eliminimin e toksinave.

Heq erën e keqe të gojës

Era e keqe e gojës shkaktohet nga bakteret që gjenden në gojë. Për t’i vrarë këto baktere, thjesht vendosni disa rriska tranguj në gojë dhe do ta shihni efektin magjik brenda një kohe shumë të shkurtë.

Menaxhon shqetësimin

Një trangull në ditë, mban shqetësimin larg. Si ndodh kjo?

Kjo thjesht ndodh sepse trangulli është i pasur me vitaminë B1, vitaminë B5 dhe vitaminë B7, e që të gjitha këto i lehtësojnë ndjenjat tona të shqetësimit.

I bën flokët më të fuqishëm dhe të bukur

Trangujt janë të pasur me silic, sulfur sodiumi, fosfor dhe kalcium. Të gjitha këto luajnë rol vital në rritjen e flokëve dhe përmirësimin e forcës së tyre.

Prandaj, pini një gotë me lëng trangulli çdo ditë nëse dëshironi flokë më të shëndetshme.

Ndihmon në humbjen e peshës

Nëse jeni në dietë apo program për menaxhimin e peshës, atëherë trangulli mund të jetë miku juaj më i mirë.

Trangulli ka përqindje të lartë të fibrave të tretshëm dhe ka pak kalori. Një gotë me rriska të trangullit ka vetëm rreth 16 kalori.

Futni trangujt në dietën tuaj për të pasur rezultate më të shpejta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button