Zbulohen antitrupat që neutralizojnë virusin Zika

Një grup shkencëtarësh evropianë njoftuan sot se kanë zbuluar disa antitrupa të aftë të neutralizojnë virusin Zika, një zbulim që i hap rrugën krijimit të një vaksine kundër këtij virusi që shkakton dëmtime cerebrale tek fetusi.

“Në studimet e zhvilluara në laboratorë, antitrupat mundësuan neutralizimin e Zikas dhe njëkohësisht të virusit etheve tropikale”, treguan shkencëtarët për revistën shkencore “Nature”, transmeton Telegrafi.

“Ky zbulim mund të harpë rrugën për krijimin e një vaksine universale që mbron njëkohësisht kundër të dyja sëmundjeve”, theksuan shkencëtarët.

Virusi “Zika” sulmon gratë shtatzëna dhe prek fetusin, duke i deformuar ata.

Simptomat janë këto:

• Një në pesë persona të prekur nga virusi është i sëmurë me grip,
• Sëmundja me grip është e lehtë dhe zgjatë deri në një javë,
• Të prekurit kanë skuqje, ethe, shenja në lëkurë, dhembje trupi (plogështi) dhe skuqje të syve që zgjasin disa ditë,
• Nuk paraqitet me sëmundje të rëndë, që rehabilitohet në spital

Tretmani është ky:

• Shmangni udhëtimet në Afrikë,
• Ruhuni nga pickimet e mushkonjave, sepse java e parë e virusit në trup është në gjak dhe mund të transportohet nga mushkonjat,
• Pini lëngje më shumë,
• Mund të përdorni ilaçe si Acetaminophen ose paracetamol

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button