Leksion nga spinimi në vend të leksionit nga gazetaria

FireShot Screen Capture #259 - 'Start_mk' - start_mk_article_169596_sdsm-bara-sudovite-da-sudat-kako-sto-diktira-za

[Recension: LSDM-ja kërkon që gjykatat të gjykojnë siç dikton Zaevi]

Spini është formë e propagandës që arrihet duke plasuar interpretim të anshëm të ndonjë ngjarjeje ose fushate që të bindet publiku për ose kundër ndonjë organizate ose personi”.

Thënë shumë bukur, sikur është përgatitur enkas për këtë tekst. Ai madje do të mund të pranohej si pjesërisht i standardizuar, mirëpo vetëm në qoftë se do të potencohej se bëhet fjalë për koment ose analizë. Kështu, i vendosur në rubrikën “Maqedonia”, i përzier me lajmet, nuk është asgjë tjetër përveç se leksion i vërtetë për spinim.

 1111111111111111Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja kërkon që gjykatat të gjykojnë siç dikton Zaevi

 Data dhe koha e publikimit: 11.06.2016/  17:30 h

 Data e recensionit: 12.06.2016

 Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

 

SPIN NË DISA HAPA

Në teksin që është subjekt i këtij recensioni vërehet spin në disa hapa. Hapi i parë fillon që në titull.

Hapi 1:

“LSDM-ja kërkon që gjykatat të gjykojnë siç dikton Zaevi”

Ndërsa, zëdhënësi i LSDM-së deklaroi:

“Prioritet për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë duhet të jetë kushtetutshmëria e Ligjit për PSP. Vetëm në atë mënyrë do të sigurohet punë e papenguar e institucionit të vetëm të pavarur që në mënyrë të vërtetë lufton kundër krimit dhe korrupsionit” – Petre Shilegov (11 qershor 2016г).

Hapi 2:

“LSDM-ja në vazhdimësi bën presione mbi autoritetet legjitime gjyqësore”

“Pretendimet e përhapura gjerësisht për politizim dhe për ndëryhrje politike të pushtetit ekzekutiv dhe të partive në pushtet në punën e gjykatave duhet të ndërpriten” – Raporti i KE-së për përparimin e Maqedonisë 2015.

Hapi 3:

“Publiku tashmë një periudhë më të gjatë konsideron se LSDM-ja dhe udhëheqësia e saj përzihen shumë në punën e gjykatave dhe të institucioneve gjyqësore…”

Pyetja është cili publik, për shkak se materiali nuk ofron ndonjë hulumtim relevant të mendimit publik, e as ndonjë anketë të thjeshtë në rrugë. Sipas anketës së fundit të publikuar nga Instituti ndërkombëtar republikan IRI, 63 për qind e publikut e mbështet punën e Prokurorisë speciale publike.

Hapi 4:

“Për fat të keq, potencojnë ekspertët…”

Kush janë ata ekspertë? Në artikull nuk ka as “е” nga ekspertët.

Aq për spinin. Tani diçka për jokonsekuencën dhe joprecizitetin.

“LSDM-ja në vazhdimësi bën presione mbi autoritetet legjitime gjyqësore. Sot këtë e bëri edhe zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, i cili kërkoi që ky institucion të veprojë sipas diktimeve të tyre dhe të deklarohet për kushtetutshmërinë e Ligjit për prokurorinë speciale publike”.

Nga cili institucion ka kërkuar Shilegovi? Kjo, sipas të gjitha gjasave, është Gjykata Kushtetuese, mirëpo nuk është shkruar ashtu. Publiku nuk duhet të qëllojë, por të fitojë informata nga teksti.

Anshmëria është në nivel të konsiderueshëm, që vërtetohet me formulimet që janë identike me partinë në pushtet:

“…Katica Janeva dhe Prokuroria speciale publike nuk treguan kapacitet që t’u rezistojnë presioneve dhe ndikimit të LSDM-së, të cilat në koordinim me faktorin ndërkombëtar, punën e tyre e shndërruan në sulm politik për diskreditim të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së”, се наведува во текстот.

“Veprojnë si degë partiake e LSDM-së. Janë vënë në funksion të LSDM-së”, Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga argumentet të cilat i theksuan, është mjaft e qartë se bëhet fjalë për produkt joprofesional që nuk i respekton rregullat themelore etik të gazetarisë, standardet pa të cilat nuk ka informatë objektive dh të vërtetë. Pa dilema, bëhet fjalë për një artikull spinues, e jo për tekst të besueshëm.

 

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button