“Nëse bllokohen negociatat me BE-në, atëherë mund ta pyesim popullin”

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavushoglu tha se pas përfundimit të negociateve me Bashkimin Evropian (BE) do të pyetet populli, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne fuqinë e marrim nga populli ynë. Kjo vlen edhe në kohën kur ka bllokim. Nëse tani bllokohet procesi i negociatave, atë që dëshiron të thotë edhe presidenti Erdogan, lirshëm mund ta pyesim popullin se si do të vazhdojmë tani e tutje”, tha Çavushoglu.

Në konferencën e përbashkët për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maltës George Vella dhe atij mes delegacioneve, Çavushoglu vlerësoi gjendjen e fundit në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe kritikat që presidenti Recep Tayyip Erdogan ia drejtoi BE-së.

Ai shtoi se Turqia deri më sot ka qenë konsekuente me qëndrimin e saj konstruktiv për realizimin e liberalizimit të vizave dhe riatdhesimit porse si pasojë e reflektimit të islamofobisë dhe antipatisë ndaj Turqisë në Evropë, politikanët aty kanë dhënë deklarata negative. Sipas tij, qasja e tillë e politikanëve është shumë shqetësuese për të ardhmen e Evropës.

Çavushoglu me theks të veçantë tha se nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë një shtet i cili ka plotësuar 67 ose 69 kritere. Ai përmendi se të adresuarve ua ka bërë me dije se cilat hapa mund t’i hedhë Turqia e cilat jo.

“Për shembull, kemi thënë se në këto rrethana nuk do të bëjmë ndryshim në lidhje me terrorin. Ashtu edhe siç jemi marrë vesh me Timmermans në Antalia, ekspertët tanë u takuan më 2-3 qershor. Në ndërkohë, sërish e kemi aktivizuar grupin punues. Dialogu në BE dhe Këshillin e Evropës ende vazhdon. Dje zhvilluam bisedë telefonike me Timmermans. Më 30 qershor do ta hapin kapitullin 33, mirëpo gjithashtu do të realizojmë takim mes Timmermans dhe Ministrit të BE-së dhe madje do ta ftojmë edhe ministrin e Drejtësisë. Ashtu sikur shtetet anëtare të BE-së që nga fillimi kanë thënë se do ta çojmë në referendum anëtarësimin e Turqisë në BE, edhe ne thamë se pas përfundimit të negociatave do ta pyesim popullin tonë. Domethënë, natyrisht që do ta pyesim popullin pas përfundimit të negociatave”, tha Çavushoglu.

Në vijim shefi i diplomacisë turke theksoi se “populli ynë shqetësohet shumë nga deklaratat që vijnë nga BE-ja dhe nga mosmbajtja e fjalës nga BE-ja”.

“Edhe ne jemi nën trysni shumë serioze. Qytetarët po na kritikojnë edhe ne. Ata duan që ne ta shqyrtojmë ecurinë tonë drejt Unionit në të cilin ka shumë antipati ndaj Turqisë. Rrjedhimisht, nëse ka bllokim në të ardhmen, do ta pyesim popullin për hapat e mëtutjeshëm. Këto që po i themi mund të perceptohen si kërcënim. Këto fjalë nuk janë kërcënim, por duhet perceptuar si këshillim me popullin në lidhje me vendime jetike për Turqinë. Sidoqoftë, ne besojmë se në takimet e ardhshme arsyeja e shëndoshë do të mbizotërojë dhe dëshirojmë ta vazhdojmë rrugën me BE-në, e posaçërisht me liberalizimin e vizave. Dëshirojmë diçka që na takon. Gjithashtu dua të theksoj se edhe pse Gjeorgjia i ka plotësuar të gjitha kriteret, mosrealizimi i vizave për këtë vend është një padrejtësi tjetër që po i bëhet popullit të tij”, potencoi Çavushoglu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button