Sulmet ajrore të Rusisë në Siri vazhdojnë të shkaktojnë viktima

Në sulmet ajrore të avionëve luftarake të ushtrisë ruse të kryera ndaj zonave nën kontrollin e opozitarëve në qytetin Halep të Sirisë kanë humbur jetën 7 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së i ka marrë nga burimet të mbrojtjes civile, mësohet avionët rus me bomba thërrmuese kanë sulmuar qarkun Katırcı dhe lagjet Hreytan dhe Anadan. Në sulmet ku janë goditur vendbanimet kanë humbur jetën 7 civilë, ndërsa ka patur dhe një numër të madh të plagosurish.

Theksohet se ekipet e mbrojtjes civile janë duke punuar për të arritur te dy familjet të mbetura nën rrënojat në qarkun Katırcı.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button