Maqedoni, “qethje” e re e Listës Zgjedhore

Grupi punues i Komisionit Shtetëror Zgjedhor sot ka caktuar mbledhje për Listën Zgjedhore, njofton Portalb.

Në takim janë të ftuar përfaqësues nga institucionet me të cilat bashkëpunon Komisioni Shtetëror Zgjedhor edhe atë nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Enti Shtetëror i Statistikave, Drejtoria për Menaxhim me Regjistrat, Sekretariati për Çështje Evropiane, Drejtoria për Mbrojtjen e të dhënave Personale, katër partitë më të mëdha: VMRO – DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, Ambasada e SHBA-së, Delegacioni i BE-së, Misioni i OSBE-së, IFES, por edhe organizatat joqeveritare MOST dhe CIVIL.

Anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi, ka deklaruar se nëse është e nevojshme, KSHZ edhe njëherë do të bëjë kontroll të Listës Zgjedhore dhe se janë të gatshëm që t’i shqyrtojnë të gjitha vërejtjet nga partitë që të marrin udhëzime të sakta, transmeton Portalb.

Njëra nga arsyet për të cilën kanë ngecur bisedimet mes partive politike, është mu pastrimi i Listës Zgjedhore. LSDM kërkon që ajo që është kontestuese dhe e konstatuar me kontroll në bazën e të dhënave, në terren dhe kontroll administrativ, të pastrohet.

“Për ato që është konstatuar se nuk kanë të drejtë votimi, të fshihen nga Lista Zgjedhore, ndërkaq ato votues që jetojnë jashtë vendit të vendosen në listë të veçantë. Kërkojmë nga KSHZ, që atë që e solli nëpërmjet dhunës politike dhe në mënyrë të paligjshme të ndryshohet”, thonë nga LSDM, përcjellë Portalb.

VMRO – DPMNE thirret në deklaratën e liderit të partisë, Nikolla Gruevski, i cili ka bërë thirrje deri te KSHZ që të bëjë kontroll të votuesve sipas linjës së LSDM-së.

“Pajtueshmëri të atillë janë të gatshëm të japin edhe anëtarët e VMRO – DPMNE-së në komision, por fillimisht nga LSDM duhet të tregojnë se çfarë është problemi në Listën Zgjedhore dhe si të zgjidhet”, thonë nga partia.

Nga atje theksojnë se për ato Lista Zgjedhore nuk është kontestuese. Nga opozita që moti thonë që Lista Zgjedhore nuk është e pastruar dhe derisa ajo nuk do të zbatohet nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Nga të dyja partitë kanë deklaruar se nuk ka paralajmërim se do të ketë takime të liderëve për dalje nga kriza politike.

LEXO: Vështirësohet situata politike në Maqedoni, bisedimet e partive në regres

LEXO: Orav për humbjen e kohës në negociatat e partive: Koha është para!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button