Policia e Durrësit: Peshkarexha është rrëmbyer nga një shtetas egjiptian

Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me peshkarexhën “Çelepia 2” e cila u njoftua se ka hmbur kontaktet me kapitenerinë e Durrësit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar, policia ka bërë të ditur se më 18 qershor 2016, kapiteni i motopeshkatores Dhimitër Malja, 54 vjeç, ka paraqitur kërkesën për nisje të mjetit lundrues për peshkim së bashku me 2 marinarë, shtetasin Luan Mema, 56 vjeç nga Durrësi dhe shtetasin egjiptian Adel Mohamed Sallam, 30 vjeç.

Ndërkohë Motopeshkatorja “Çelepia 2” është në pronësi të shtetasit Murat Çelepia dhe është dhënë leja për nisjen për gjueti në ujërat e brendshme territoriale.

Sipas policisë në orën 24:00 të datës 21 qershor 2016, pronari i anijes “Çelepia 2”, Murat Çelepia u paraqit pranë Policisë Kufitare në Durrës, ku ka deklaruar se ka humbur kontaktet me motopeshkatoren. Pas kontrollit me radar dhe thirrjeve të vazhdueshme në kanalin e komunikimit, nuk është bërë e mundur gjetja fizike e motopeshkatores.

“Të gjitha veprimet e Policisë Kufitare janë koordinuar me Rojën Bregdetare. Trupa Detare e Forcave të Armatosura nisën në mënyrë të menjëhershme operacionin e kërkim-shpëtimit. Në datë 22 qershor 2016 rreth orës 10:00 shtetasi egjiptian Adel Mohamed Sallam ka marrë në telefon bashkëkombësin e tij shtetasin egjiptian R. A., 53 vjeç, i cili punon në Portin Detar Durrës duke i thënë se motopeshkatorja ndodhet në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt. Ai kërkon 70 mijë euro duke kërcënuar se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësit.

Gjithashtu theksohet se në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme pasi dy peshkarexha kanë humbur kontaktet prej disa orësh në Durrës me kapitenerinë nisën kërkimet në det nga roja bregdetare dhe policia kufitare për lokalizmin e tyre. Njëra prej tyre u gjet në grykëderdhjen e Bunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button