Franca kërkon organizimin e një samiti për zgjidhjen e krizës në Ukrainë

Presidenti i Francës, François Hollande ka kërkuar të organizohet një samit mbi krizën në lindje të Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, zëdhënësi i qeverisë franceze, Le Foll, tha se Franca kërkon të organizojë një samit të liderëve të Rusisë, Francës, Gjermanisë dhe Ukrainës. Ai ka deklaruar se samiti mund të organizohet në muajin korrik.

Le Foll, ka pohuar se Presidenti Hollande gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave është shprehur se ”ka disa zhvillime, për këtë arsye ka nevojë të organizohet një samit në formatin e Normandisë gjatë muajit korrik.”

Më 6 qershor katër liderët u takuan për herë të parë ku diskutuan mbi krizën në lindje të Ukrainës. Takimet të mëvonshme të cilat vazhduan në rangun e ministrave morën emrin formati i Normandisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button