Nga rrufeja kanë humbur jetën 67 persona në Indi

Së paku 67 persona në Indi kanë humbur jetën gjatë dy ditëve të fundit nga goditja e rrufesë, kumtuan sot autoritetet indiane.

Nga moti i lig në shtetin federal lindor indian Bihar humbën jetën 47 veta, ndërsa 22 janë lënduar edhe atë kryesisht në mjediset rurale. Në shtetin fqinjë Utar Pradesh, janë konfirmuar 20 viktima.

Sipas raporteve zyrtare të autoriteteve indiane, në vitin 2014 bilanci i fundit i viktimave nga goditja e rrufesë ka qenë 2.400 persona.

Rrufetë janë paraqitje relativisht të zakonshme në Indi në sezonin e monsuneve prej qershorit deri në tetor, por numri i viktimave gjatë javëve të fundit është jashtëzakonisht i lartë, komentojnë mediat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button