Komunat serbe të Kosovës kërkojnë Trepçën, Ajvalinë, Kishnicën…

Vendimet për “Trepçën” nuk mund të merren njëanshëm dhe pa respektuar faktin se kapacitetet e saj më të rëndësishëm gjenden në gjashtë komuna me shumicë serbe, është thënë sot në takimin e përfaqësuesve të Zyrës për Kosovën dhe të gjashtë komunave kosovare me shumicë serbe.

Kombinati „Trepça“, siç kanë theksuar përfaqësuesit e administratës lokale, ka rëndësi strategjike për ekzistencën dhe prosperitetin e popullit serb, shkruan Koha.net

Zyra për Kosovën ka kumtuar, njofton radiokim , se në këtë takim u konfirmuar uniteti i komunave serbe në mbrojtjen e Trepçës dhe u konstatua se, pos minierave në veri të Kosovës, trupi minerar i të cilave shtrihet edhe në Serbi, për popullin serb dhe përfaqësuesit e tyre politikë, po kaq të rëndësishme janë edhe xeheroret në Novo Bërdë, Ajvali e Kishnicë që gjenden në hapësirat e komunave Novobërdë e Graçanicë.

Në takimin që morën pjesë ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviq, ministri për Pushtetin lokal në Qeverinë e Kosovës Lubomir Mariq, drejtori i i përgjithshëm i „Trepçës“ Jovan Dimkiq dhe kryetarët e komunave të Mitrovicës veriore, Zveçanit, Leposaviqit, Zubin Potokut, Graçaniçës dhe të Novobërdos, u ofrua përkrahja e plotë e Qeverisë serbe për ruajtjen e “Trepçës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button